Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari

8 Nëntor 2026 | 20:44

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Mësohet se një 26-vjeçare ka përplasur e makinë një këmbësor. Fatkeqësisht nga përplasja dhe plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14. Më tej bëhet me dije se shoferja është shoqëruar nga policia teksa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë

Prej 15 vitesh, 43-vjeçari Gazmir Beqiri nga Cërriku përballet me probleme të rënda shëndetësore. Prej 13 vitesh kryen dializë tri herë në javë, ndërsa krahas...
19:17 | 08/11/2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

Edhe këtë te diele studentë, të rinj dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër...
18:58 | 08/11/2026

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

Disa infeksione po bëhen gjithmonë e më shumë të vështira për tu trajtuar dhe shkak për këtë është bërë rezistenca që bakteret kanë zhvilluar ndaj...
18:48 | 08/11/2026