Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen nr. 14 në Durrës.
Një automjet, që drejtohej nga një 26-vjeçare ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar, shtetasin B. Z.
Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka humbur jetën.
“Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/vizionplus.tv




