Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, konkretisht në lagjen nr.14.
Një 26-vjeçare, duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një këmbësor, 81-vjeç, i cili si pasojë plagëve të marra ka humbur jetën.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesen e automjetit.
“Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.













