• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

by Bota Bota
November 8, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të ndërtimit dhe interesave të biznesit të familjarëve të tij, duke favorizuar Belinda Ballukun.

Në një intervistë për “Albanian News Cast” me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i grupit parlamentar demokrat përsëriti pretendimin se mes drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një marrëveshje për të mos kërkuar sërish heqjen e imunitetit të Ballukut.

Sipas tij, takimet janë zhvilluar në Valamar, ndërsa si pikë kontakti ka shërbyer ministri i Brendshëm, Ervin Demo. Bardhi e quajti këtë marrëveshje të pretenduar “Aleanca e Valamarit”.

“Unë jam në dijeni të një marrëveshjeje të bërë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama në raport me këtë çështje, që të mos kishte kërkesë të re për heqje imuniteti ndaj Belinda Ballukut. Kam folur për pikën e tij të kontaktit, pra me të cilin ka komunikuar dhe nuk është më sekret, është ministri i ri i Brendshëm. Një nga arsyet pse është emëruar ministër i Brendshëm është për shkak të kontaktit dhe lidhjes personale që ka me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme”, tha Bardhi.

Bardhi e cilësoi hetimin ndaj Ballukut të cunguar, pasi SPAK nuk ka kontrolluar banesën dhe telefonin e saj, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe për mosmarrjen në pyetje të kryeministrit Rama lidhur me tenderat nën hetim.

Ai akuzoi SPAK për standarde të dyfishta, duke theksuar se Erion Veliaj ndodhet në burg me akuza më të lehta, ndërsa Balluku, sipas tij përballet me akuza më të rënda, por vijon të jetë e lirë.

“Belinda Balluku është zyrtari publik me akuzat më të rënda të ngritura nga Prokuroria e Posaçme. Pra, nuk ka asnjë të ngjashëm. Ju përmendët zotin Veliaj, për shembull, që është në burg. Akuzat ndaj tij janë më të lehta sesa akuzat që janë ndaj zonjës Balluku. Akuzat ndaj Ilir Metës janë 1/10 e akuzave që janë ndaj zonjës Balluku. Dhe është e paimagjinueshme që një zyrtar me akuzat e zonjës Balluku të jetë sot në liri dhe jo vetëm të jetë në liri, por të vijë dhe në Kuvend”, vijoi Bardhi.

Kreu i grupit të PD-së bëri edhe një denoncim të ri. Ai pretendon se di klinikën ku Balluku ka shpenzuar mijëra euro për ndërhyrje estetike, shpenzime që, sipas tijduhet të ishin verifikuar nga prokurorët.

“Një çështje po e them këtu për herë të parë, edhe pse kisha bërë ndërmend ta denoncoja në ditët në vijim. Unë personalisht di klinikën ku zonja Balluku ka bërë me mijëra euro shpenzime për estetikën e saj, pra për ndryshimin e pamjes. Kur të bie në sy ty si gazetar, unë mendoj që një prokurorie do duhet t’i bjerë në sy. Dhe ku e di unë klinikën ku zonja Balluku ka bërë mijëra euro shpenzime për ndryshimin e look-ut të saj, një prokuror duhet ta dijë”, vijoi Bardhi.

Bardhi tha se moskërkesa për heqjen e imunitetit synon ta lërë çështjen Balluku në harresë, ndërsa akuzoi kreun e SPAK se ka zhgënjyer besimin e qytetarëve te drejtësia e re.

Për përplasjen Rama–Veliaj, Bardhi tha se priret të besojë pretendimet e kryebashkiakut për kërcënime në burg nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në emër të kryeministrit. Ai kërkoi që çështja të hetohet nga drejtësia.

Tags: ballukubardhiPDspak
Previous Post

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

November 8, 2026
Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin

November 8, 2026
“Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë

“Më ka vdekur nëna”, Bardhi shpërndan fjalët e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë

November 8, 2026
Kompania që tërhoqi zvarrë qytetarin në Zvërnec merr 2 milion euro nga qeveria

Kompania që tërhoqi zvarrë qytetarin në Zvërnec merr 2 milion euro nga qeveria

November 8, 2026
Përplasje e fortë mes autobotit me qumësht dhe motorit në Fier

Përplasje e fortë mes autobotit me qumësht dhe motorit në Fier

November 8, 2026
Media italiane: Revolta studentore po kthehet në sfidë serioze për qeverinë Rama

Media italiane: Revolta studentore po kthehet në sfidë serioze për qeverinë Rama

November 8, 2026
Vendimi/ Apartamente në Romë, troje në Tiranë e Vlorë/ Ish-vetingasi Lulzim Hamitaj nuk justifikon pasurinë

Vendimi/ Apartamente në Romë, troje në Tiranë e Vlorë/ Ish-vetingasi Lulzim Hamitaj nuk justifikon pasurinë

November 8, 2026
Mln euro për rikonstruksionin, emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit

Mln euro për rikonstruksionin, emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit

November 8, 2026
E rëndë në Bilisht, gjendet e mbytur në rezervuar një 82-vjeçare. Detajet e para

Shembet muri i banesës në Lezhë dhe zë poshtë 70-vjeçarin, ndërron jetë

November 8, 2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet një 34-vjeçar/ EMRI – Detajet

Parandalohet ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet një 34-vjeçar/ EMRI – Detajet

November 8, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL