Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës ka nisur me ritëm të jashtëzakonshëm dhe emocione që në minutat e para. Në stadiumin “Metropolitano”, të dyja skuadrat kanë qenë pranë golit, por janë vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh.
Që në minutën e 6-të, Julian Alvarez pati një mundësi të artë për të zhbllokuar rezultatin. Sulmuesi argjentinas doli i vetëm përballë portierit, por ky i fundit reagoi shkëlqyeshëm duke ndalur goditjen e tij. Në aksionin pasues, Atletico rrezikoi sërish nga goditja e këndit, me Marc Pubill që goditi fuqishëm me kokë, por topi u përplas në traversë.
Barcelona u përgjigj menjëherë. Në minutën e 8-të, Pedri kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer një pasim brenda zonës dhe provoi të dërgonte topin në rrjetë, por edhe tentativa e tij u ndal nga traversa.
Megjithatë, në minutën e 10-të, Atletico Madrid arriti të zhbllokonte sfidën. Julian Alvarez dhuroi një pasim të shkëlqyer për Giuliano Simeonen, i cili nga shumë pranë portës nuk gaboi, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke çuar shifrat në 1-0.
Në fundin e pjesës së parë, Barcelona arrin të reagojë dhe të rikthehet në lojë. Fermin Lopez përfiton nga një top i mbetur në zonën e Atletico Madridit dhe me një goditje të saktë e dërgon sferën në rrjetë, pranë shtyllës së djathtë, duke mposhtur portierin vendas.
Kështu, pas një pjese të parë spektakolare, me raste të shumta dhe dy traversa, Barcelona barazon rezultatin në 1-1 në minutën e 45-të.
© SYRI.net
Interi rikthehet te fitorja, Chivu mposht Comon me golat e Pio Espositos dhe Thuram
Egnatia pa rivalë, shkatërron Vorën me pesë gola dhe shkëputet në krye të Superiores
VIDEO/ Ernest Muçi magjeps Turqinë, shqiptari dhuron një asist spektakolar, por Salah e shpërdoronBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: