Pjesa e parë e sfidës përmbyllëse së javës së 11-të në Serie A, mes Fiorentinës dhe Juventusit, është mbyllur në barazim 1-1.
Në “Artemio Franchi”, vendasit e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin duke gjetur avantazhin që në minutën e 4-të, me Mateo Pellegrino, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Pote nga goditja e këndit.
Bardhezinjtë barazuan shifrat në minutën e 32-të me Nick Woltemade. Gjermani e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë, pas super asistit që mori nga Kolo Muani. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-1.







