“Trump kundër të gjithëve?”, Tafani: Presidenti i ri amerikan do ketë pushtet të limituar
Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Tafani gjatë fjalës së tij u shpreh se me një Kongres dhe një Senat demokrat, presidenti i ri amerikan nëse do të jetë republikan do të jetë i limituar në vendimmarrjen për emërime të ndryshme.
Sipas tij në zgjedhjet e ardhshme, rasti më i mirë për republikanët është që të fitojnë presidentin. Tafani theksoi se me fitoren e një presidenti republikan, ata do të ngushtojnë diferencat në Senat dhe në Kongres.
“Po ato vende që janë bastione të demokratëve dhe është shumë e vështirë të përmbysësh Senatin. Njëkohësisht e ke shumë vështirë që të përmbysësh Kongresin. Kongresi rinovohet çdo dy vjet. Pra në zgjedhjet që do jenë në 2028-ën që do jenë për president, Kongresi është i sigurt të paktën me këto shifra që janë deri tani që nuk përmbyset.
Kështu që në 2028-ën do kesh një Kongres demokrat dhe një Senat demokrat pavarësisht se kush është presidenti dhe kjo pastaj dhe kjo pastaj e pengon presidentin në atë që do kryejë se pavarësisht se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekzekutivi ka ekskluzivitetin sidomos të politikës së jashtme të qeverisjes.
Duhet të kesh parasysh që çdo emërim i lartë, çdo sekretar shteti duhet të kalojë nga Senati. Pra në qoftë se ti nuk merr miratimin e Senatit, ti nuk bëhesh dot ministër, po themi sekretar shtetit. Kështu që dhe një president republikan që mund të vijë do jetë jashtëzakonisht i ngushtuar, po themi nga kjo super mazhorancë demokrate.
Kjo ka për ta bërë që në drejtim edhe të politikës së jashtme, edhe presidenti i ri të jetë si të thuash i limituar. Për shembull një president amerikan republikan në qoftë se zgjidhet në 2028-ën me një mazhorancë që është demokrate Kongres dhe në Senat do detyrohet që ata që janë ministrat e tij të jenë figura kompromisi.
Rasti më i mirë për republikanët është që të fitojnë presidentin e kupton dhe të ngushtojnë ato që janë diferencat në Senat dhe në Kongres”, tha ai ndër të tjera.
“Nëse bie Netanyahu nga froni, lideri i ri i Izraelit është njësoj për Gazën”, profesor Shala ndan detajet
Hakërohet Rosstat, zbulohen të dhënat: Ja sa rusë kanë humbur jetën në luftë në Ukrainë
Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë
- 21:22 “Nëse bie Netanyahu nga froni, lideri i ri i Izraelit është njësoj për Gazën”, profesor Shala ndan detajet
- 21:05 Masakra në Poloni, shqiptari nga Krakov ndan detajet: Autori i veshur me antiplumb dhe veshje ushtarake
- 20:44 Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari
- 20:38 Hakërohet Rosstat, zbulohen të dhënat: Ja sa rusë kanë humbur jetën në luftë në Ukrainë
- 20:18 Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë
- 20:03 Presidentja e Bankës Qendrore Europiane paralajmëron inflacion të lartë eurozonë