Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare Xhevat Prekazi, ish-ylli i Partizanit dhe Galatasarayt

Xhevat Prekazi, ish-futbollisti i Partizanit dhe Galatasarayt, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

I lindur në Mitrovicë, Prekazi pati një karrierë të spikatur në futbollin jugosllav dhe atë turk, ku veshi fanellën e disa prej klubeve më të njohura.

Të lidhura

None found

Ai iu bashkua Partizanit në sezonin 1977/78 dhe qëndroi te klubi i Beogradit deri në vitin 1983. Gjatë atyre viteve, fitoi tri tituj kampionë të Jugosllavisë si edhe Kupën Mitropa. Në të njëjtën periudhë, ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve të Jugosllavisë.

Pas largimit nga Partizani, futbollisti luajti për Hajdukun e Splitit, Altay dhe Bakırköyspor. Megjithatë, kapitulli më i rëndësishëm i karrierës së tij lidhet me Galatasarayn.

Prej vitit 1985 deri në vitin 1991, ai regjistroi 185 paraqitje në kampionatin turk dhe realizoi 40 gola, ndërsa me skuadrën e Stambollit fitoi dy tituj kampionë.

Pavarësisht suksesit sportiv, Prekazi ishte një personazh me qëndrime shpesh kontradiktore për çështjen e Kosovës. Shqiptar i lindur në Mitrovicë, ai e zhvilloi pjesën më të madhe të jetës në Beograd, duke ruajtur një lidhje të fortë me Partizanin dhe duke punuar më pas edhe në disa klube serbe.

Ai e ndoqi vazhdimisht situatën te Partizani dhe e përshkruante veten si një tifoz të madh të klubit.

Prekazi do të mbetet në kujtesë për arritjet e tij në futboll, por edhe për marrëdhënien e ndërlikuar me Kosovën, vendlindjen e tij, ku deklaratat e tij shpesh shkaktuan zhgënjim te tifozët e sportit.


Shtuar më 8.11.2026 22:00

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary