E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shuhet në moshën 69-vjeçare legjenda e Kosovës, Xhevat Prekazi

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur nga Kosova, Xhevat Prekazi, në moshën 69-vjeçare.

I lindur më 18 gusht 1957 në Mitrovicë, Prekazi ndërtoi një karrierë të rëndësishme në futbollin jugosllav dhe atë turk.

Ai u bë një nga emrat e njohur të Partizanit të Beogradit, ku luajti për disa sezone dhe fitoi tri tituj kampionë të Jugosllavisë.

Pas aventurës me Partizanin, ai veshi fanellën e Hajdukut të Splitit, përpara se të transferohej te gjigantët turq të Galatasarayt.

Reklamë

Pikërisht në Stamboll, Prekazi fitoi statusin e një prej figurave të rëndësishme të historisë së klubit, duke fituar gjashtë trofe në tri kompeticione të ndryshme.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai vijoi të kontribuonte në futboll edhe si trajner, duke punuar me skuadra dhe grupmosha të reja.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej futbollistëve më të njohur me origjinë nga Kosova, që la gjurmë në futbollin e ish-Jugosllavisë dhe Turqisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.