Debati mes Jonida Maliqit dhe Rozana Radit ka marrë një tjetër kthesë, pasi në diskutim është përfshirë edhe Rogert Sterkaj, i cili ka reaguar publikisht në mbështetje të Jonidës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sterkaj i është drejtuar Rozana Radit me një koment të ashpër, duke vënë në diskutim suksesin e saj muzikor dhe duke përmendur edhe emrin e kompozitorit Adi Hila.
“Këngët e tua janë më të klikuara se ato të Jonidës, moj K.A.R.I.G.E.R.I.S.T.E., sepse ti mund t’i kesh prodhuar te dhoma e Adrian Hilës! Jonida ka më shumë vlera për veten, familjen dhe shoqërinë, ndryshe nga ti!”, shkruan Sterkaj në postimin e tij.

Vëmendjen e ka tërhequr përmendja e Adi Hilës, emri i të cilit është përfshirë së fundmi në diskutime publike për shkak të materialeve private të përfolura në rrjetet sociale.













