Taferi fiton Maratonën Autentike të Athinës me rekord të ri për itinerarin e garës

Sport | 1 minutë më parë

Etiopiani Manazot Siyum Taferi siguroi fitoren në Maratonën e 43-të Autentike të Athinës, duke vendosur një rekord të ri të itinerarit teksa kaloi vijën e finishit në stadiumin historik Panathenaiko, me kohën 2 orë, 10 minuta dhe 3 sekonda.

Taferi e përshkoi itinerarin sfidues prej 42,195 kilometrash, nga Maratona në Athinë, 31 sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm prej 2:10:34, i vendosur nga keniani Edwin Kiptoo në vitin 2023. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme