Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, në aksin Spital–Porto Romano. Një automjet, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike, duke goditur më pas edhe dy automjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i makinës, 33 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Grupi përkatës pritet të kryejë verifikimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.













