Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dhënë sinjale se administrata e tij do të zhvendoset edhe më tej drejt një linje të ashpër politike, pasi e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve të fundit në SHBA si një “hap të madh prapa” për vendin. Këshilltari i tij i njohur për qëndrimet e ashpra, Stephen Miller, pritet të marrë detyrën e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë të hënën. Ndërkohë, Trump ka zhvilluar bisedime edhe me Dana Ëhite, presidentin dhe drejtorin ekzekutiv të organizatës së arteve marciale të përziera, të cilit i ka ofruar postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “The Guardian. “Amerika bëri një hap të madh prapa në histori me rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar edhe rënies së ndjeshme të tregjeve globale, e cila u shoqërua me një valë shitjesh të aksioneve të kompanive amerikane të teknologjisë. “Por mos kini frikë, ne do të rikthehemi më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë më parë!”, shtoi presidenti amerikan. Pavarësisht humbjes së kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit Amerikan nga republikanët në zgjedhjet vendimtare të mesmandatit, si dhe pakënaqësisë së shprehur nga votuesit ndaj disa prej politikave kryesore të administratës Trump, përfshirë luftën me Iranin dhe tarifat e gjera tregtare, administrata duket e vendosur të vijojë kursin e saj politik.