Sfida përmbyllëse e javës së 12-të në La Liga mes Atletico Madridit dhe Barcelonës është mbyllur 1-2 për katalanasit, të cilët marrin kështu një tre pikësh të artë ndaj një rivali direkt për titullin.
Ndeshja në “Metropolitano” u zhbllokua në minutën e 9-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes Pablo Barrios dhe Julian Alvarez, ky i fundit asiston për Giuliuano Simeone, i cili dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 26-të, Alvarez pati një mundësi të mirë shënimi për të dyfishuar shifrat, por Joan Garcia bën pritjen vendimtare në fund.
Në minutën e 45-të, do të vinte goli i barazimit për Barcelonën, ku Fermin Lopez do të shënonte me një goditje brenda zonës. Pjesa e parë në “Metropolitano” mbyllet në barazim 1-1.
Në minutën e 67-të, zbritje e shpejtë e Barcelonës në zonën e Atletico-s. Lamine Yamal jep një super asist, Fermin Lopez mposht për herë të dytë Jan Oblak.
Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund. Barcelona i jep fund serisë fitoreve të Atletico-s në gjashtë ndeshje rresht dhe fiton 1-2. Katalanasit kryesojnë renditjen me 33 pikë. Në vend të dytë ndjek Real Madrid me 30 pikë, Atletico Madrid mbetet në vendin e tretë me 28 pikë.







