Një zhvillim tronditës ka përfshirë botën e teknologjisë dhe sigurisë ndërkombëtare. Gjigandi amerikan i teknologjisë Nvidia ka hapur një hetim të pavarur pas raportimeve se CEO i saj, Jensen Huang, kishte një marrëdhënie me një spiun të dyshuar kinez. Drejtori ekzekutiv i gjigantit të çipave NVIDIA, Huang, dyshohet se ka qenë shënjestër e një operacioni të shërbimeve të fshehta kineze, sipas dokumenteve dhe raporteve të publikuara nga mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC-në.