Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Frokaj shënon gol në fitoren e St. Gallenit

Leon Frokaj

Leon Frokaj kishte shënuar gol ndaj kampionit të Zvicrës, Thunit, më 9 gusht. Gol të dielën shënoi për St. Gallenin edhe ndaj Luganos, që zë vendin e parë në Superligën helvetike të futbollit.

Për Frokajn ishte goli i dytë në nëntë ndeshje.

Mesfushori 21-vjeçar e shënoi golin e pestë në minutën e 84-t, katër minuta pasi u inkuadrua në fushë në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të elitës zvicerane.

St. Galleni fitoi 5:0. I shënoi pesë golat pasi Lugano mbeti me një lojtar më pak në fushë. 

Albian Ajeti u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të.

Nga minuta  e 76-të për St. Gallenin u paraqit Betim Fazliji. 

Edhe Frokaj i gëzohet golit të parë të sezonit Futboll Frokaj i gëzohet golit të parë të sezonit

Te Lugano deri në minutën e 80-të luajti Uran Bislimi, ndërsa në minutën e 65-të në fushë u inkuadrua Ezgjan Alioski.

Lugano mbetet lidere me 34 pikë, kurse St. Galleni ka 22 pikë.