Drenica ka marrë pikë ndaj kampiones së Kosovës në futboll, Dritës, në ndeshjen e xhiros së 13-të që u zhvillua të dielën.
Ballafaqimi i zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj përfundoi 1:1.
Albert Dabiqaj e kaloi Dritën në epërsi 1:0 në minutën e 16-të, por goli i Genc Hamitit në minutën e 25-të, e vendosi sfidën e së dielës pasdite.
Për Drenicën është pika e parë e fituar me trajnerin e ri, Gentjan Mezani, që e mori drejtimin e skuadrës më 26 tetor. Mezani debutoi me humbje të thellë ndaj Ballkanit në xhiron e kaluar 4:0, por fitoi pikë të madhe ndaj gjilanasve.
Drita e udhëhequr nga Ardian Nuhiu vazhdon pa fitore, pas disfatës së pësuar të mërkurën nga Prishtina, në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë.
Edhe
Feronikeli 74 e shokon kampionen
Drita mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Drenica në vendin e tetë i ka 12 pikë.
Mbyllet baras pjesa e parë në “Bajram Aliu”
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë ndërmjet Drenicës dhe Dritës.
Skuadra gjilanase kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin që e realizoi Albert Dabiqaj.
Drenica i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 25-të. Autor i golit ishte Genc Hamiti.
Ndeshja i takon xhiros së 13-të të elitës së futbollit kosovar.
Edhe
Kampionia e Kosovës ndalet nga Drenica
Drenica barazon shifrat ndaj Dritës
Drenica i ka barazuar shifrat ndaj Dritës. Genc Hamiti e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 25-të.
Golin për Dritën e shënoi Albert Dabiqaj.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës.