EMRI/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Tiranë, në pranga 50-vjeçari nga Vlora

EMRI/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Tiranë, në pranga 50-vjeçari nga Vlora

09:33, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit.

Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur një person i maskuar hyri në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë zjarri, arriti të marrë me vete 60 mijë euro.

Fillimisht, autori kërcënoi punonjësin e sigurisë dhe më pas iu drejtua sporteleve, ku mori paratë.

Pas grabitjes së parave, ai u largua me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.

50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë Rrugës së Kosovarëve në Tiranë.

Ndërkohë, Duka dyshohet edhe si autor i një tjetër grabitjeje banke, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco