
Policia e Tiranës ka arrestuar 50-vjeçarin Robert Duka, nga Vlora, i dyshuar për grabitjen e një banke në zonën e Komunës së Parisit më 2 nëntor.
I maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi që ngjante me armë, ai mori një shumë parash dhe u largua me monopatinë elektrike drejt stadiumit “Selman Stërmasi”.