'Nuk kam frikë nga gjobat', protestuesi: Kam dalë në protestë për veten dhe bashkëmoshatarët e mi

10:26, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë i riu protestues Emanuel Daçi. Ai gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri tha se nuk i kishte frikë gjobat e policisë.
‘Kam dalë në protestë për veten dhe bashkëmoshatarët e mi’, tha ai.
 
Flavio Qarri: Brutaliteti policor a shkakton tek ti ndonjë lloj frike, apo revolte?
 
Emanuel Daçi: Unë të them të drejtën që nga dita e parë që kam dalë në protestë e kam ditur që do të vijë dita që do të arrestohem. Me pak fjalë që do të përballem me atë lloj dhune dhe e kam parë që çdo mundim i tyre është që nxënësit apo studentët të mos dalin më në protestë, të ju fusin një farë frikë.
 
Flavio Qarri: Terror.
 
Emanuel Daçi: Terror me pak fjalë. Që është mënyra më barbare. Një oficer i policisë nuk duhet të sillet në atë lloj mënyre. Sie dhe vetë kryeministri i cili nuk është aspak serioz.
 
Flavio Qarri: Është kryeministër akoma
 
Emanuel Daçi: Është kryeministër akoma, por atij nuk i shkon roli i kryeministrit. Një kryeministër do të duhet të gjëje gjuhën e të flasë me njerëzit, të merret vesh dhe të dale dhe të kërkojë falje. Ai ka dalë duke u tallur, duke bërë karagjozin dhe nuk është aspak serioz. Ai nuk është mënyra e duhur për të udhëhequr Shqipërinë.
 
Flavio Qarri: Nga gjobat ke frikë?
 
Emanuel Daçi: Unë nuk kam frikë nga gjobat. Edhe nëse me gjobisin unë nuk do ta paguaj. Unë protestoj në mënyrë paqësore edhe për bashkëmoshatarët e mi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco