Kronikë
Trafik droge përmes Rinasit, arrestohet 51-vjeçari grek, iu gjetën dy pako me kanabis në valixhe

Një 51-vjeçar grek është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike përmes Aeroportit të Rinasit.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Fly”, pas kontrollit të bagazheve të pasagjerëve të linjës ajrore Athinë-Rinas. Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Sipas policisë, poseduesi i dyshuar i valixhes, shtetasi grek me inicialet M.P., ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes. Pas veprimeve hetimore, ai u lokalizua dhe u arrestua në rrugën e Durrësit.
Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua si provë materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




