Kandidatja e PD hidhet pupthi nga gëzimi pasi zgjidhet kryetare e Fierit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2026, 11:54

Për herë të parë, degën politike të PD Fier do ta drejtojë një grua. Enkelejda Veliu ka dalë fituese me 4 vota më shumë përballë kundërshtarit të saj, kryetarit të komanduar Ardian Ferro.

Nga 834 demokratë që iu drejtuan kutive të votimit, Veliu ka siguruar 196 vota.

Në këtë garë për kreun e PD-së në Fier morën pjesë gjithsej pesë kandidatë: Enkelejda Veliu, Ardian Ferro, Fation Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Metaj, ndërsa gjatë numërimit u regjistruan edhe 8 vota të pavlefshme dhe një e dëmtuar.

Duket se Veliu do të jetë kokë më kokë me Zeqinenë për Fierin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit