E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Bota

Shkëmbim sulmesh Rusi-Ukrainë, Moska godet depot e municioneve dhe anijet, Kievi: Rrëzuam mbi 1300 dronë

Përplasjet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë të intensifikohen në disa fronte. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj kanë goditur 141 zona, duke shënjestruar depo municionesh, objekte energjetike, qendra logjistike dhe vende të prodhimit e magazinimit të dronëve.

Moska pretendon gjithashtu se ka goditur disa anije ukrainase.

Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi 199 sulme  në vijën e frontit brenda 24 orëve dhe pretendoi se ka rrëzuar 1 mijë e 337 dronë rusë.

Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi ndërkohë për shtimin e pranisë ushtarake ruse në rajonin e Khersonit, ku sipas tij Moska ka dërguar trupa dhe pajisje shtesë.

Reklamë

Ndërkohë, pasojat më të rënda po ndihen në sektorin energjetik. Sulmet ruse kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa rajone, përfshirë Kharkivin, Sumyn dhe Poltavën.

Më shumë se 600 mijë banorë në rajonin e Dnipropetrovsk kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në Zhytomyr janë prekur rreth 312 mijë familje.

Mbi 100 pallate kanë mbetur gjithashtu pa ngrohje. Autoritetet ukrainase paralajmërojnë se goditjet ndaj infrastrukturës jetike po rëndojnë gjithnjë e më shumë situatën për popullsinë, ndërsa lufta vijon pa shenja uljeje të intensitetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.