Xhudisti francez dhe kampioni olimpik Teddy Riner ka njoftuar kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027.

“Po kandidoj për të treguar se Franca mund të rikthehet në këmbë”, deklaroi 37-vjeçari në një intervistë për gazetën franceze Le Parisien.

Riner, i cili e përshkruan veten si një figurë që nuk i përket as së djathtës dhe as së majtës, synon të paraqitet si një kandidat bashkues përballë polarizimit politik në vend.

Ai deklaroi se aspiron të bëhet një “president bashkues”, ndërsa fushata presidenciale pritet të dominohet nga përballja mes forcave të së djathtës ekstreme, të përfaqësuara nga Marine Le Pen, dhe së majtës ekstreme, të drejtuara nga Jean-Luc Mélenchon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb