Ligjin për Specialen, VV: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka njoftuar se seanca e radhës plenare në Kuvend është caktuar të mbahet të enjten, në orën 10:00.
Ajo ka thënë se, përveç pikave të rregullta, do të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
Nagavci ka folur edhe për kthimin e Lligjit për Specialen në Kuvend. Ajo ka deklaruar se janë duke diskutuar me PDK-në si parti iniciuese e ligjit.
“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit.
Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”, tha ajo.
Aksidenti i rëndë në Prishtinë gjatë garave me makina (VIDEO)
Plani amerikan për sigurinë e Evropës, çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët
- 12:51 SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin
- 12:24 3 të vdekur dhe 14 të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e hekurit dhe çeliku në Turqi (VIDEO)
- 12:12 Aksidenti i rëndë në Prishtinë gjatë garave me makina (VIDEO)
- 12:08 Nga Kupa e Botës te titulli në Kili, histori suksesi për Vozinhan, ngre trofeun me ekipin e tij të ri (VIDEO)
- 11:58 Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin
- 11:58 Teherani mbron propozimin e tij për bisedimet e paqes, teksa SHBA-të hedhin poshtë kushtet e tij