Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir Në Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes Sadleva Bodo, Drejtore e Përgjithshme të Burgjeve foli për projektbuxhetin e vitit 2027 e këtij institucioni.
U pyet nga deputeti Eral Kapri për çështjen e shumë debatuar se përse kryebashkiaku Tiranës Erion Veliaj u transferua nga paraburgimi Durrësit në atë të Fierit.
“Me përgjegjësi të plotë ju them se urdhri i transferimit është klasifikuar, futet në kategorinë e akteve të klasifikuara me nivelin e kufizuar dhe me afat ruajtje dy vite. Çdo raport, memo, vlerësim individual mbi rastin që kryhet për shkaqe sigurie futet në kategorinë ‘sekret’ dhe ruhet për 10 vite”, tha ajo.
Drejtoresha Sadleva Bodo u pyet po ashtu rreth një takimi special mes një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë siç është Leart Haxhiu, me partneren e tij, që nuk janë regjistruar, dhe nëse ka pasur një hetim për një pretendim të tillë. Përgjigjen e dha Paulin Rajta drejtor i policisë së burgjeve.
“Ka pasur takime, jo te dhomat speciale, por të dhomat e takimit, por dhe aty nuk duhej ta fusnin… kanë qenë i burgosuri dhe partnerja e tij që e ka dhe sot. Ligji ka hapësira, dhe mundohen t’i shfrytëzojnë”, tha ai.
Bodo e cila më parë ka qenë këshilltare ligjore në BKH, u pyet nga demokrati Isuf Cela nëse ajo ka dhënë dorëheqjen siç ka kërkuar kryeministri Edi Rama.
Ajo u përgjigj duke i kërkuar deputetit të opozitës të që për çdo ndryshim të vendimit të emërimit të , konsultohet me Qendrën e Botimeve Zyrtare.
Top Channel