FSK merr pjesë në trajnimin ndërkombëtar në Kroaci
Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK kanë marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u zhvillua në Slunj të Kroacisë.
Trajnimi u udhëhoq nga instruktorë të Ushtrisë Kroate, përkatësisht të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate, me fokus në avancimin e shkathtësive profesionale dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e intervenimeve.
Gjatë trajnimit u realizuan aktivitete të ndryshme praktike, përmes të cilave pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë më tej shkathtësitë taktike, të shkëmbejnë përvojat profesionale dhe të njihen me standardet dhe procedurat e intervenimit.
Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë trajnim kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet strukturave ushtarake të të dyja vendeve.
FSK vazhdon të angazhohet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e gatishmërisë dhe avancimin e aftësive operacionale të pjesëtarëve të saj, përmes trajnimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
Ligjin për Specialen, VV: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri
Aksidenti i rëndë në Prishtinë gjatë garave me makina (VIDEO)
Plani amerikan për sigurinë e Evropës, çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
- 13:33 Kanadaja njofton sanksione të reja ndaj Rusisë
- 13:33 Spanja kërkon hetim ndaj TikTok-ut për abuzim seksual me fëmijët, ngrihet mundësia e bllokimit të platformës
- 13:22 Trump i kërkon Netanyahut të zbatojë planin e paqes në Gaza pas përfundimit të zgjedhjeve në Izrael
- 13:21 Reforma territoriale nis fazën e dytë pa opozitën, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet komisionit
- 13:20 Hoeness: Musiala mund të mos kthehet kurrë në formën e tij më të mirë
- 13:12 “Duhet të ndryshojmë gjithçka”, Mélenchon prezanton programin presidencial, kërkon Republikën e Gjashtë