Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka nënshkruar disa kontrata që përfshijnë projekte infrastrukturore dhe investime në shërbimet publike të komunës.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka njoftuar se njëra nga kontratat ka të bëjë me riparimin e rrugëve dhe trotuareve në qytet.


Ai ka bërë të ditur gjithashtu se është nënshkruar kontrata për rregullimin e rrugës në Kollovërt, si dhe për renovimin e shkollës “Shemsi Ahmeti” në Shupkovc.

Një tjetër projekt i përmendur nga kryetari i Mitrovicës është furnizimi me një kamion për zjarrfikësit.

“Javën e nisëm mbarë”, ka shkruar Peci, duke prezantuar projektet për të cilat janë nënshkruar kontratat.

Në postimin e tij, Peci nuk ka bërë të ditura vlerat financiare të kontratave, afatet e realizimit apo detaje të tjera lidhur me këto projekte. /Telegrafi/