158 vite burg ka kërkuar në total SPAK për Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën dhe 5 të pandehur të tjerë të botës së krimit, të akuzuar për vrasje. SPAK lexoi pretencën për dosjen që përfshin tre vrasje të vitit 2005, ekzekutimin e Vajdin Lamajt, Artan Arsit dhe Klodian Saliut. 25 vite kërkoi prokuroria e Posaçme për Emiljano Shullazin, po aq vite për ish kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.