Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Hyn në fuqi vendimi për resortet mikse, maksimumi 40% e sipërfaqes për banesa

Share Share Icon

Qeveria ka vendosur që në projektet e reja të resorteve mikse, të cilat kombinojnë strukturat turistike me banesat, sipërfaqja e ndërtimit për funksione rezidenciale të mos kalojë 40% të totalit, ndërsa të paktën 60% duhet të jetë e destinuar për funksione turistike.

Vendimi përcakton gjithashtu se apartamentet, vilat dhe dhomat e parashikuara për akomodim turistik në projektet e reja nuk mund të kategorizohen si struktura të veçanta, por duhet të përfshihen në administrimin e përbashkët të resortit.

Rregullat e reja janë përcaktuar në vendimin nr. 842, datë 5 nëntor 2026, të Këshillit të Ministrave, të botuar të botuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare .

“Në zhvillimin e kategorisë ‘resort miks’, sipërfaqja totale e ndërtimit e komponentit turistik duhet të jetë jo më e vogël se 60 për qind e shumës së sipërfaqeve totale të ndërtimit të komponentit turistik dhe të komponentit rezidencial”, përcakton vendimi.

Raporti llogaritet mbi sipërfaqen totale të ndërtimit dhe përfshin edhe ambientet e përbashkëta, të cilat shpërndahen ndërmjet komponentit turistik dhe atij rezidencial sipas përdorimit. Dokumentacioni i projektit duhet të identifikojë sipërfaqet për çdo objekt, kat dhe funksion, ndërsa përllogaritjet nënshkruhen nga projektuesi përgjegjës dhe subjekti zhvillues.

Vendimi përcakton se në projektet e reja, apartamentet, vilat dhe dhomat e destinuara për akomodim turistik duhet të jenë pjesë e komponentit turistik të resortit dhe të mbulohen nga certifikata e tij.

“Njësitë e projektuara si banesa, jashtë një strukture të tillë, nuk mund të ofrohen si akomodim turistik pa u përfshirë në një projekt që plotëson kërkesat e kategorisë ‘resort’”, thuhet në dokument.

Në resortet mikse, njësitë e përcaktuara për përdorim rezidencial nuk i nënshtrohen kategorizimit si struktura akomoduese. Kalimi i tyre në përdorim turistik mund të bëhet vetëm pas përmbushjes së kërkesave të legjislacionit për turizmin dhe zhvillimin e territorit. Pas miratimit, ato përfshihen në komponentin turistik dhe në administrimin e përbashkët të resortit.

Një tjetër ndryshim lidhet me certifikimin përpara marrjes së lejes së ndërtimit. Zhvilluesit e strukturave të reja akomoduese duhet të pajisen fillimisht me certifikatën paraprake të kategorizimit nga ministria përgjegjëse për turizmin. Dokumenti vërteton përputhshmërinë e projektit me kriteret e kategorisë së propozuar, por nuk zëvendëson lejen e ndërtimit.

Për strukturat që kanë marrë leje ndërtimi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 83/2026, certifikata paraprake nuk kërkohet. Ndërsa projektet që nuk e kanë marrë ende lejen përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet t’i nënshtrohen procedurës së re.

Certifikatat ekzistuese mbeten të vlefshme

Vendimi ruan vlefshmërinë e certifikatave të kategorizimit të lëshuara më parë për apartamentet, vilat, dhomat, blloqet e apartamenteve dhe hotelet e shpërndara.

“Njësitë e akomodimit turistik të pajisura me këto certifikata vijojnë ushtrimin e veprimtarisë sipas kategorisë së certifikuar”, përcakton dokumenti, duke kërkuar respektimin e detyrimeve ligjore në fuqi.

Për kërkesat e reja, qeveria ka përcaktuar kategoritë bujtinë, fjetinë, kamping, hotel, motel, resort, qendër kurative, fjetje dhe mëngjes (B&B), apart-hotel dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore. Resorti miks përcaktohet si nënkategori e resortit, vetëm për qëllime të certifikimit paraprak.

Kategoria “apart-hotel” përfshin apartamente të destinuara për akomodim turistik, që mund të jenë në pronësi individuale, por që funksionojnë nën administrim dhe menaxhim të përbashkët, me recepsion ose pritje të përbashkët.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të l...

1 hour më parë 5 Min Lexim

Tenderi, 7.7 mln euro për rikthimin në punë të puseve të Laknasit dhe furnizimin te Univers City

Dy puse jashtë funksionit në Laknas do të rikthehen në shfrytëzim për të furnizuar me ujë zonën rezidenciale Univers City dhe një pjesë të banorëve...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!