Legjendja e Real Madridit/ Raúl González merr drejtimin e klubit spanjoll

Legjendja e Real Madridit/ Raúl González merr drejtimin e klubit spanjoll

14:46, 09/11/2026

Raúl González është trajneri i ri i Real Oviedos, duke marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Julián Caleros.

Marrëveshja me ish-trajnerin e Real Madrid Castilla është finalizuar të shtunën e kaluar, pavarësisht se Oviedo arriti të fitonte 2-1 në transfertën ndaj Cádiz.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur t'i besojnë projektin e ri një emri të njohur të futbollit spanjoll, i cili ka një histori të gjatë me fanellën e Real Madridit dhe Kombëtaren e Spanjës.

Një rol të rëndësishëm në këtë emërim ka pasur drejtori sportiv David Fernández, i cili është një mbështetës i madh i Raúl González.

Të dy kanë njohje të hershme, pasi Fernández ka punuar për katër vite në drejtimin e akademisë së të rinjve të Real Madridit.

Për Raúlin, kjo është një mundësi e re për të treguar aftësitë e tij si trajner në futbollin profesionist, ndërsa Real Oviedo shpreson që eksperienca dhe emri i tij të ndihmojnë skuadrën të rikthehet te rezultatet pozitive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco