Kryesore

Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Jam i pavarur, i kam shtrirë dorën gjithë partive opozitare

15:31 - 09.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Binaj deklaroi se do të garojë si kandidat i pavarur, duke qëndruar në të njëjtin qëndrim që kishte shprehur edhe në nëntorin e kaluar, kur zgjedhjet u anuluan.

Ai bëri të ditur se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët, pavarësisht dallimeve në mënyrën se si ato synojnë të arrijnë objektivat e tyre.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.