Kanadaja ka njoftuar sanksione shtesë kundër Rusisë. Ministria e Jashtme kanadeze tha sanksionet synojnë të rrisin më tej koston ekonomike të luftës në Ukrainë.
Në listën e sanksioneve janë shtuar 38 organizata dhe 24 individë për të kufizuar më tej aftësitë ushtarake të Rusisë.
Kanadaja po përqendrohet kryesisht në bazën e industrisë së mbrojtjes. Sanksionet shtesë synojnë të “rrisin më tej koston ekonomike të luftës së Rusisë në Ukrainë duke synuar ndërmjetësit financiarë, siç janë bursat e kriptomonedhave, që ndihmojnë në mbështetjen e ekonomisë ruse të luftës”, tha ministria.
“Kanadaja, në koordinim me aleatët dhe partnerët e saj, mbetet e përkushtuar për të rritur presionin mbi ata që mundësojnë dhe mbështesin luftën e Rusisë”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
Lista kanadeze e sanksioneve kundër Rusisë përfshin më shumë se 1,600 individë, 850 organizata dhe 730 anije që besohet se i përkasin flotës në hije që Moska përdor për të anashkaluar sanksionet perëndimore dhe për të eksportuar hidrokarbure ruse.













