Nga Belind Këlliçi/
SPAK ka dyshime dhe sipas raportimeve në media, ka paraqitur akuza të reja për Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e SHISH, për korrupsion e pastrim parash. Do të ishte thjesht jashtë rregullit, jashtë skemës, jashtë normës që ka grupi i ngushtë i Edi Ramës, nëse ajo nuk do të kishte konsumuar këto vepra penale.
Rrethi i afërt i Edi Ramës, janë të gjithë nën akuzë për korrupsion e pastrim parash. Pasuritë e tyre përmes abuzimit janë në formën e vilave luksoze, të arkave me para, të kutive plot me euro, të kantinave me verë të shtrenjtë, klient i parë i të cilave ishte vetë Rama, të shumë llojeve të tjera të privilegjeve.
Dhe Vlora Hyseni ishte pjesë e këtij grupi.
Përfitimi, milionat dhe pasurimi janë rregulli i kësaj organizate. Ashtu sikurse Belinda, si Linda, si Gysi, si Olsi, si Zdromsi, si Olta e shumë të tjerë, edhe Vlora kishte pjesën e saj në tortën e zullumit të madh të këtyre 13 viteve me taksat dhe pasuritë e shqiptarëve.
© SYRI.net
‘Transferta bankare e Vlora Hysenit, e ngjashme me arkën e eurove të Ballukut’, Karanxha: Paraja cash, s'justifikohet
Gjyqi i ‘Partizanit’ në GJKKO, Malltezi: Kjo është një çështje e falsifikuar, klubin e vodhi vëllai i Edi Ramës
Sula: Projektbuxheti i vitit 2027 ul financimet për arsimin, Rama e përdor dialogun me studentët si kurth dhe mashtrim