Berisha dhe Shehu para Finlandës: Synojmë të ruajmë vendin e parë në grup, kemi lojtarë më cilësorë
Mesfushori Julian Shehu dhe portieri Etrit Berisha kanë dalë këtë të hënë në konferencën për shtyp, në prag të dy ndeshjeve të fundit të Shqipërisë në Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Të dy futbollistët u shfaqën optimistë për ecurinë e Kombëtares, duke theksuar se objektivi është marrja e pikëve maksimale për të ruajtur vendin e parë në grup.
Shehu vlerësoi ndryshimet në mënyrën e lojës së skuadrës, duke theksuar se qasja më sulmuese dhe presioni më i lartë kanë dhënë rezultate pozitive. Ai nënvizoi se futbollistët duhet të zbatojnë detyrat e trajnerit dhe të përqendrohen te dy sfidat e radhës.
“Unë besoj se mënyra se si po luan ekipi tani, me një lojë pak më ofensive dhe pak më agresive përpara, ka dhënë frytet e veta. Është e rëndësishme që ne të ndihemi mirë në fushë, të respektojmë dhe të zbatojmë detyrat që kërkon trajneri. Përderisa rezultatet janë ato që trajneri kërkon, pa dyshim që çdo gjë është në rregull”, u shpreh Shehu.
Sa i përket përballjes me Finlandën, mesfushori theksoi se presioni është pjesë e futbollit dhe se Kombëtarja duhet të përgatitet sa më mirë për të marrë rezultatin e dëshiruar.
“Patjetër që objektivi ynë është të qëndrojmë në vendin e parë në grup, të ruajmë kryesimin dhe besoj se deri në fund do t’ia dalim”, deklaroi ai, duke vlerësuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së tifozëve.
Nga ana tjetër, portieri Etrit Berisha u shpreh se Shqipëria ka cilësi dhe eksperiencë në përbërje, por paralajmëroi se Finlanda nuk duhet nënvlerësuar. Ai theksoi se skuadra e ka në dorë fatin e saj dhe se synimi është fitorja për të ruajtur kreun e grupit.
“Ne kemi lojtarë më cilësorë. Kemi lojtarë që luajnë ose kanë luajtur në kampionate të rëndësishme, lojtarë me eksperiencë. Megjithatë, nuk duhet në asnjë mënyrë të nënvlerësojmë Finlandën. E kemi parë edhe në ndeshjen e fundit dhe mendoj se kemi marrë një mësim shumë të mirë. Edhe ndeshja me San Marinon na tregoi se nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar”, u shpreh Berisha.
Portieri foli edhe për episodin e kartonit të kuq në ndeshjen e parë, duke pranuar se një moment i tillë ndikoi në rrjedhën e takimit. Megjithatë, ai tha se skuadra e ka lënë pas atë përballje dhe duhet të vazhdojë me të njëjtën mënyrë loje.
“Gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen mbrapa. Gjithsesi, ishte një moment që ndryshoi edhe rrjedhën e lojës. Ishte ndoshta edhe një fatkeqësi, pasi pas një gabimi fillon edhe një seri ngjarjesh, domethënë pësimi i golit dhe gjithçka tjetër u bë më e vështirë. Mirëpo, besoj se e kemi kaluar atë moment dhe tani duhet të fokusohemi te ndeshjet e radhës. Gjithçka e kemi në dorën tonë”, deklaroi ai.
Berisha vlerësoi gjithashtu formën e tij të fundit, duke shprehur dëshirën për ta transferuar atë edhe në ndeshjet me fanellën kuqezi. Në fund, të dy futbollistët përsëritën objektivin e Kombëtares: marrjen e rezultateve pozitive në dy sfidat e fundit për ta mbyllur grupin në vendin e parë.
Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju
Eksperti Faik Basha: Është e pavërtetë të thuhet se studentët janë në protestë
Nga protesta në studio, përlotet Robert Aliaj: Kemi gatuar një mizerabël, hapni rrugë për të rinjtë
- 15:59 LDK: I papranueshëm largimi i fotografisë së Rugovës e Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë
- 15:57 Mourinho shpallet trajneri i muajit në La Liga pas tetorit perfekt
- 15:51 Shqipëria dhe Kosova bashkojnë eksperiencat në kërkim-shpëtimin me litar
- 15:50 Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane
- 15:31 BE i kërkon Izraelit akses që ndihmat humanitare të kalojnë pa pengesa në Gaza
- 15:22 Dyshime për sulm kibernetik ndaj agjencisë italiane, të dhëna sekrete mund të jenë shitur