Në Tregan të Elbasanit fermerët kanë nisur vjeljen e ullirit, por prodhimi i bollshëm i këtij viti duket se ka ndikuar në çmimin e vajit. Sipas fermerëve, me çmimin 400-500 lekë litri të vajit të ullirit nuk mbulohen qs shpenzimet. Qarku i Elbasanit prodhon në masë vajin e ullirit teksa fabrikat kanë investuar në teknologjinë e prodhimit për të garantuar produkt cilësor. Fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti për krijimin e lehtësirave në eksport dhe në ndërtimin e pikave të grumbullimit.