Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me dyshimet e ngritura nga SPAK ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, për korrupsion dhe pastrim parash.
Në një deklaratë, Këlliçi thotë se nuk duhet të habitemi për akuzat e SPAK pasi Vlora Hyseni është pjesë e rrethit të afërt të Ramës, dhe se pasurimi përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin është kthyer në një mënyrë funksionimi të këtij grupi.
Sipas deputetit demokrat, Hyseni nuk përbën përjashtim nga personat e tjerë të afërt me kryeministrin, të akuzuar për përfitime të paligjshme dhe pasurim në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Mes tyre përmendet, Belinda Balluku, Linda Rama, Olsi Rama dhe Olta Xhaçka, të cilët sipas Këlliçit janë pjesë e skemës së madhe të abuzimit gjatë 13 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste.
“Përfitimi, milionat dhe pasurimi janë rregulli i kësaj organizate”, shprehet Këlliçi ndër të tjera.














