• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

by A. Q
09/11/2026 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ, Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa e cila i dorëzoi Ministrit një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë.

Ministri Hoxha e cilëson këtë raport si vlerësimin vjetor më gjithëpërfshirës, të detajuar dhe të gjerë mbi progresin e vendit dhe nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Raporti duhet lexuar si një i tërë. Duhet të mirëpresim progresin thelbësor dhe domethënës të arritur, i cili konfirmon se jemi në rrugën e duhur dhe se Shqipëria është e aftë jo vetëm të marrë angazhime, por edhe t’i përmbushë ato. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, realistë dhe të vendosur përballë sfidave që mbeten, duke i adresuar ato përmes proceseve gjithëpërfshirëse, angazhimit konstruktiv dhe dialogut të mirëfilltë”, shkroi Ministri Hoxha në rrjetin social X pas takimit.

Sipas tij, udhërrëfyesi i Komisionit drejt vitit 2027 na jep një drejtim të qartë, pasi për herë të parë, objektivi ynë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është pasqyruar në një dokument të BE-së si një objektiv ambicioz, por i arritshëm.

“Arritja e tij do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, reforma cilësore dhe, mbi të gjitha, zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm”, thekson Ministri.

Hoxha nënvizoi se “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj institucionale dhe për të luajtur plotësisht rolin që i takon në këtë fazë përfundimtare dhe vendimtare të negociatave”.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, shtoi ai, është objektivi dhe projekti ynë më i rëndësishëm kombëtar.

“Është një përpjekje e gjithë shoqërisë, ashtu siç përfitimet e anëtarësimit do t’i përkasin të gjithë shoqërisë. Për ta realizuar këtë projekt, nevojitet kontributi i të gjithëve”, përfundoi Hoxha.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In