Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën
Çmimet e konsumit në Shqipëri vijojnë të rriten. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin tetor arriti në 3.4%, nga 2.3% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me muajin shtator, çmimet u rritën me 0.5%.
Kontributin më të madh në rritjen e inflacionit e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat ndikuan me 1.36 pikë përqindje. Brenda këtij grupi, çmimet rezultuan 4% më të larta se në tetorin e vitit të kaluar.
Por rritja më e fortë vjetore u regjistrua në transport, ku çmimet u shtrenjtuan me 11.4%. Pas tij renditen argëtimi, sporti dhe kultura me 7.4%, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare shënuan rritje prej 4.4%.
Edhe shpenzimet për banesën, energjinë dhe karburantet e tjera u rritën me 2.8% në terma vjetorë.
Sa i përket ndryshimit mujor, në tetor rritjen më të madhe e shënuan veshjet dhe këpucët me 1.5%, të ndjekura nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 1.2%.
Nga ana tjetër, çmimet e transportit shënuan një rënie mujore prej 1.4%.
Të dhënat tregojnë se ushqimet dhe transporti vijojnë të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e kostos së jetesës për familjet shqiptare.
BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje
Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet
Biznesi kërkon dialog me qeverinë për paketën fiskale 2027
- 16:51 Trump: Shpresoj të më kujtojnë pas vdekjes, teorikisht do të shkoj në parajsë
- 16:48 Mbi 400,000 rusë të vdekur në luftën e Ukrainës, dalin në dritë të dhëna të reja
- 16:45 Shkon në 10 numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën e çelikut në Turqi
- 16:41 Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar
- 16:20 Demo: Shtohen masat e Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë
- 16:16 Bonusi i bebes, Rama: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur ndihma do jepet për 5 vjet