Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të forta për kundërshtarët e tij politikë, duke pranuar hapur se nuk do t’i falë kurrë disa prej tyre dhe se ndjenjat e tij ndaj tyre nuk do të ndryshojnë. Gjatë një interviste, Trump u shpreh se i urren disa prej rivalëve të tij dhe se do të vazhdojë t’i urrejë gjithmonë.
Gjatë bisedës presidenti foli edhe për atentatet që ka përjetuar, besimin fetar dhe atë që mendon se do të ndodhë pas vdekjes. I pyetur nëse shpreson të shkojë në parajsë, Trump u përgjigj se është besimtar, duke shtuar se nuk dëshiron të përfundojë në ferr.
Gazetari i kujtoi gjithashtu një deklaratë të mëparshme të Trump, gjatë ceremonisë përkujtimore të komentatorit konservator Charlie Kirk, ku ai ishte shprehur se e urrente kundërshtarin e tij dhe nuk dëshironte që atij t’i shkonte mirë. I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të falte rivalët për të fituar hyrjen në parajsë, presidenti u përgjigj prerë: “Jo, dua të jem i sinqertë”.
Trump përmendi në veçanti ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, dhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke i cilësuar si njerëz të pandershëm dhe të dëmshëm për Shtetet e Bashkuara. Ai akuzoi gjithashtu kundërshtarët e tij për përdorimin politik të sistemit të drejtësisë, duke kujtuar paditë penale dhe dy procedurat e shkarkimit me të cilat është përballur.
“Unë i urrej disa nga kundërshtarët e mi dhe do t’i urrej gjithmonë. Shikoni se çfarë më kanë bërë”, deklaroi Trump gjatë intervistës.
Në fund të bisedës, presidenti u pyet nëse mund të bashkëpunonte me demokratët për gjashtë muaj pa përdorur fyerje ndaj tyre. Trump u përgjigj se mund ta bënte këtë “shumë lehtë”, duke theksuar se ndodhet në detyrë për të ndihmuar vendin.
-
Nese Zoti dota pranoj kerkesen tende per ne Parajse ateheri edhe Zoti qenka nji Kriminel si ti.
Përgjigju







Komente
Komento