• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Veliaj në gjendje kritike”, avokati kërkon raportin e plotë mjekësor

by Lajm Lajm
November 9, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Veliaj në gjendje kritike”, avokati kërkon raportin e plotë mjekësor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, u ka dërguar dy shkresa drejtorisë së burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë mjekësor të klientit të tij.

Ai ngre pretendimin se vonesat në marrjen e rezultateve të ekzaminimeve të kryera më 7 nëntor në IEVP Fier, kanë evidentuar nevojën për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Sipas tij, gjendja shëndetësore e Veliajt është kritike.

Letra e Ndrecës

Të nderuar,

Mora përgjigjen tuaj lidhur me kërkesën time, të cilën e keni regjistruar me nr. 1620 prot., datë 09.11.2026, ndonëse ju është dërguar që më datë 07.11.2026, për një çështje të natyrës urgjente shëndetësore.

Konstatoj se përgjigjja juaj nuk i jep zgjidhje kërkesës konkrete për vënien në dispozicion të dokumentacionit mjekësor të krijuar nga institucioni juaj gjatë ekzaminimit të z. Erion Veliaj, më datë 07.11.2026.

Referimi te detyrimi për mbrojtjen e të dhënave personale nuk përbën shkak ligjor për refuzimin e aksesit të vetë pacientit në dokumentacionin e tij shëndetësor apo të përfaqësuesit të autorizuar prej tij.

Po kështu, fakti që kartela shëndetësore e një të paraburgosuri administrohet nga IEVP Fier nuk e përjashton përgjegjësinë e institucionit tuaj për dokumentacionin që vetë ka krijuar, përpunuar apo ruan.

Ju rikujtoj se nuk kam kërkuar kartelën e përgjithshme shëndetësore të administruar nga IEVP Fier, por rezultatet e ekzaminimit radiologjik, raportin përkatës dhe çdo konstatim apo rekomandim të specialistëve të spitalit tuaj.

Për këtë arsye, ju kërkoj:

Të konfirmoni nëse dokumentacioni i ekzaminimit të datës 07.11.2026 administrohet ose ruhet nga institucioni juaj.

Të më vini menjëherë në dispozicion raportin e MRI-së, imazhet përkatëse dhe çdo raport apo rekomandim mjekësor të hartuar gjatë ekzaminimit.

Nëse dokumentacioni i është përcjellë IEVP Fier, të identifikoni datën, mënyrën e përcjelljes dhe dokumentet konkrete të dorëzuara.

Kërkesa ime nuk ka të bëjë me informacionin shëndetësor të një personi të tretë, por me dokumentacionin e klientit që përfaqësoj, për qëllime të drejtpërdrejta të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të tij ligjore.

Sipas informacioneve të marra, gjendja shëndetësore e z. Veliaj mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Dokumentacioni kërkohet për konsultim të menjëhershëm me mjekë specialistë në Tiranë, për të vlerësuar nevojën, urgjencën dhe mënyrën e trajtimit.

Orientimi i kërkesës nga një institucion te tjetri, pa mundësuar aksesin në dokumentacionin e kërkuar, krijon vonesa të pajustifikuara në një proces vendimmarrjeje që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e pacientit. Ju kërkoj trajtimin me përparësi të kësaj kërkese dhe përcjelljen e dokumentacionit në rrugë elektronike, në mënyrë të sigurt, brenda ditës së sotme.

Ju bëj të qartë se çdo vonesë e mëtejshme e pajustifikuar në dhënien e dokumentacionit, nëse pengon trajtimin në kohë apo kontribuon në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të klientit tim, do të ngrejë çështjen e përgjegjësisë ligjore të institucionit dhe të zyrtarëve përgjegjës. Veprimet dhe mosveprimet përkatëse do t’u nënshtrohen verifikimeve nga autoritetet kompetente.

Në pritje të përgjigjes suaj të menjëhershme.

Tags: burgErjon veliajletër
Previous Post

Këlliçi: Pse nuk duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit!

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

“Veliaj në gjendje kritike”, avokati kërkon raportin e plotë mjekësor

“Veliaj në gjendje kritike”, avokati kërkon raportin e plotë mjekësor

November 9, 2026
Këlliçi: Pse nuk duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit!

Këlliçi: Pse nuk duhet të habitemi me akuzat për korrupsion ndaj Vlora Hysenit!

November 9, 2026
Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të garoj si i pavarur

Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Do të garoj si i pavarur

November 9, 2026
AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së, Kushtetuesja kalon kërkesën në seancë plenare

AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së, Kushtetuesja kalon kërkesën në seancë plenare

November 9, 2026
OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit

OKB ngre alarmin! Pothuajse një në tre afganë përballet me uri të rëndë përpara dimrit

November 9, 2026
Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

November 9, 2026
SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme

SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme

November 9, 2026
Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare

Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë: Rritja për pakicën, asgjë për familjet shqiptare

November 9, 2026
Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

Qytetarët në spital me të vjella dhe diarre, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Uji është i mirë, e pinë edhe fëmijët e mi

November 9, 2026
Skema e plotë/ SPAK: Letra me shkrim dore zbuloi milionat drejt familjarëve të Vlora Hysenit

Skema e plotë/ SPAK: Letra me shkrim dore zbuloi milionat drejt familjarëve të Vlora Hysenit

November 9, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL