Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Projektligji për investimet në konsultim publik, Ibrahimaj fton bizneset të japin propozimet

    Mbi 971 dialogë në platformën e Ramës, ja për çfarë shqetësohen më shumë qytetarët

    Kushtetuesja publikon vendimin për Diellën: Nuk është person juridik dhe…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Projektligji për investimet në konsultim publik, Ibrahimaj fton bizneset të japin propozimet
    Ekonomi

    Projektligji për investimet në konsultim publik, Ibrahimaj fton bizneset të japin propozimet

    November 9, 2026

    Projektligji i ri “Për investimet” është hapur për konsultim publik. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u ka bërë thirrje bizneseve, investitorëve, shoqatave të biznesit dhe ekspertëve që të paraqesin sugjerimet e tyre për përmirësimin e nismës.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj bëri të ditur se projektligji synon të krijojë kushte më të favorshme për tërheqjen e investimeve të reja në Shqipëri. Kjo do të realizohet përmes përcaktimit të rregullave të qarta, thjeshtimit të procedurave dhe garantimit të sigurisë për investitorët vendas dhe të huaj.

    “Shqipëria ka nevojë për nxitjen e investimeve të reja. Për biznese që rriten, për vende të reja pune. Për më shumë produktivitet dhe për paga më të larta”, u shpreh ministrja.

    Ajo theksoi se përfshirja e grupeve të interesit në hartimin e kuadrit të ri ligjor është e rëndësishme, pasi propozimet e tyre mund të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për investimet dhe zhvillimin ekonomik.

    Projektligji ndodhet aktualisht në fazën e konsultimit publik, gjatë së cilës palët e interesuara kanë mundësinë të japin mendimet dhe rekomandimet e tyre përpara miratimit të tij.

    Ibrahimaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Projektligji për investimet në konsultim publik, Ibrahimaj fton bizneset të japin propozimet

    November 9, 2026

    Mbi 971 dialogë në platformën e Ramës, ja për çfarë shqetësohen më shumë qytetarët

    November 9, 2026

    Kushtetuesja publikon vendimin për Diellën: Nuk është person juridik dhe…

    November 9, 2026

    Letonia dhe Estonia forcojnë kufijtë me Rusinë, ndërtohen kanale antitank dhe qindra bunkerë

    November 9, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.