E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmohet tubacioni strategjik i naftës në Arabinë Saudite, shpërthen zjarr në rajonin e Medinës

Tubacioni strategjik Lindje-Perëndim i Arabisë Saudite është shënjestruar të hënën në rajonin perëndimor të Medinës, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar, njoftoi një zyrtar i Ministrisë saudite të Energjisë.

Sipas deklaratës së transmetuar nga Agjencia Shtetërore Saudite e Shtypit, nga incidenti nuk pati viktima apo persona të plagosur. Gjithashtu, zyrtari konfirmoi se funksionimi i tubacionit nuk është ndërprerë dhe operacionet kanë vijuar normalisht.

Menjëherë pas incidentit, ekipet e emergjencave dhe specialistët teknikë janë angazhuar në terren për të siguruar zonën dhe për të menaxhuar situatën.

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi natyrën e sulmit, autorët e mundshëm apo mënyrën se si është goditur infrastruktura energjetike.

Reklamë

Incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të shtuara ushtarake në rajon, mes koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, që mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, dhe rebelëve Huthi.

Këta të fundit kanë ndërmarrë vazhdimisht sulme me raketa dhe dronë drejt territorit saudit, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës strategjike dhe furnizimeve energjetike në rajon.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar që lidh sulmin ndaj tubacionit me grupin Huth

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.