Një grua ka mbetur e plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në aksin e ri rrugor Qafë Plloçë–Qukës. Aksidenti ndodhi këtë të hënë, në fshatin Karkavec.
E lënduara është identifikuar si Xhire Xhafer Korriku. Ajo është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke KNZ 7418, që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, dhe një automjet tip “Benz”, me targa AB 150 DL, në drejtimin e Lorenc Denas.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e përplasjes. Policia pritet të kryejë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.


