
Një histori e dhimbshme sociale është kjo e 17-vjeçarit Erind Goçlari, i cili është gjobitur me 5 milionë lekë nga shteti shqiptar pas pjesëmarrjes në protestën që vijon prej 163 ditësh, ku qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gazetari Osman Stafa ka sjellë në vëmendje kushtet e vështira ekonomike në të cilat jeton i riu. Erindi ka humbur nënën nga kanceri dhe jeton së bashku me babanë, motrën dhe vëllanë në një banesë ku mungojnë kushtet më elementare. Motra dhe vëllai kanë nevojë për mbështetje dhe shërbime nga shteti, ndërsa vetëm motra përfiton një pagesë KEMP-i, e cila, sipas tij, nuk mbulon nevojat e saj.
Gjatë intervistës, 17-vjeçari tregoi se familja është përballur edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe vështirësi të tjera financiare. Pas publikimit të historisë së tij në News24, ai deklaroi se ishte gjobitur sërish me 50 mijë lekë të vjetra.
Pavarësisht varfërisë dhe vështirësive që përjeton çdo ditë, Erindi shprehet i vendosur të mos heqë dorë nga protestat. Me flamurin kuqezi në dhomën e tij dhe me dëshirën për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, ai thotë se do të vazhdojë të protestojë për veten, familjen dhe vendin e tij.
Linku për GofundMe
