
Korrespondenti i CNN për Vatikanin, Christopher Lamb, ndodhet në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires, ku rreth 2,5 milionë njerëz, sipas vlerësimeve zyrtare, u mblodhën të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në meshë, shkruan CNN.
Ky është aktiviteti më i madh i zhvilluar nga Papa Leo që prej fillimit të pontifikatit të tij, duke tejkaluar edhe numrin e pjesëmarrësve që u mblodhën në të njëjtin vend për meshën e Papa Gjon Palit II në vitin 1982.