‘Telenovela’ Icardi-Wanda Nara shënon tjetër episod, ka grindje në rrugë, ndërhyn policia
‘Shpresoja të përfundoja fjalimin me falenderime dhe jo me lot; unë edhe tani, në moshën 46 vjeçare flas me babain tim edhe pse nuk është më, flas ende’-kjo është fraza me të cilën mbylli fjalimin e tij trajneri i Interit, Cristian Chivu në skenën e Teatrit Regio di Parma për të marrë çmimin ‘Sport Civilta’.
Tekniku rumun mbylli gjithçka duke folur për raportin e tij me të atin, por më parë ai preku tema të tjera që janë më të fushës. Duke nisur që nga shkaqet, që sipas tij kanë sjellë fillimin e krizës së futbollit dhe kombëtares italiane e deri te mënyra e sjelljes me të rinjtë e sotëm.
‘Ka shumë arsye që Italia nuk mori pjesë në 3 Botërorët e fundit dhe ende nuk ka gjetur një zgjidhje-tha Chivu-flitet shumë për taktikën te ekipet e moshave? Po, por trajnerët paguhen pak, dhe janë rezultatet që i mbajnë në atë pozicion dhe kështu që ka shumë presion te trajnerët e sektorit të të rinjve. Ne duam rezultate të menjëhershme dhe trajnerët e ekipeve të moshave vlerësohen në bazë të rezultateve që arrijnë me fëmijët. Por rezultatet fillojnë të vijnë kur fut në lojë elementet e punës taktike, të cilat të mundësojnë të krijosh një organizim më të mirë të skuadrës, në vend që të mbështetesh te ai kaos i organizuar që, në teori, duhet të karakterizojë futbollin’.
Chivu e vijoi më tej analizën e tij duke dhënë këshilla për mënyrën e sjelljes dhe komunikimit me të rinjtë.
‘Ka trajnerë që harrojnë të bëjnë edhe mesuesin. Brezat e rinj janë ndryshe nga ne kur ishim të rinj, është e nevojshme të gjesh çelësat e duhur për t’i motivuar. Ndoshta përpara disa vitesh funksiononte me ndonjë të bërtitur e ndonjë fyerje, të paktën me brezin tonë, por sot nuk është më kështu-shtoi Chivu-Duhet t’i shtysh më shumë që të kenë pasionin, duhet më shumë durim me të rinjtë që t’ua shpjegosh diçka që i bën të rrisë atë flakë brenda zemrës së një djaloshi, sepse në fund të fundit nuk mjafton vetëm ëndrra dhe ambicia, duhet të kesh pasionin, duhet të besosh në atë që bën. Ndonjëherë harrojmë edhe të transmetojmë vlerat, ato që janë funksionale në një projekt për të rinjtë, nuk mjafton vetëm taktika’.
Top Channel