Sveçla përshëndet konkursin e ri për rreshterë, më shumë se dy vjet pas anulimit të procesit të parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka vlerësuar si mundësi të rëndësishme për zhvillimin profesional të zyrtarëve policorë hapjen e procesit të gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës.

Në një postim, Sveçla theksoi se avancimi në karrierë dhe vlerësimi i meritës ndihmojnë në forcimin e Policisë së Kosovës dhe në rritjen e motivimit të pjesëtarëve të saj.

Të lidhura

None found

“E mirëpres hapjen e procesit të gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës. Ky është një rast i rëndësishëm për zyrtarët që, me profesionalizëm e përgjegjësi, kujdesen për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë që të avancojnë në karrierë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri u bëri thirrje grave dhe vajzave që të marrin pjesë në konkurs, duke nënvizuar se avancimi i tyre kontribuon në përfaqësimin dhe fuqizimin e grave në Policinë e Kosovës.

“I nxis posaçërisht gratë dhe vajzat të aplikojnë e të përfitojnë nga mundësitë për zhvillim profesional, duke ndihmuar kështu në rritjen e përfaqësimit dhe fuqizimit të grave brenda Policisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Konkursi i ri është shpallur pasi procesi i kaluar për gradën rreshter, i hapur më 12 shkurt 2024, u anulua për shkak të shqetësimeve dhe ankesave për rregullsinë e tij.

Që nga maji i vitit 2024, Dukagjini kishte raportuar për dyshime lidhur me parregullsi, mes tyre pretendime për favorizime të mundshme dhe për shpërndarjen e testit për një grup kandidatësh përpara afatit të përcaktuar.

Pas ankesave të kandidatëve dhe raportimeve, Inspektorati Policor i Kosovës kreu një inspektim të jashtëzakonshëm. Policia e Kosovës më pas anuloi konkursin dhe u zotua të zbatonte rekomandimet e IPK-së.

Raporti i inspektimit evidentoi mangësi në fazën e konkurrimit dhe përmbante tetë rekomandime për përmirësimin e procedurës. IPK-ja kërkoi, ndër të tjera, harmonizimin e bazës ligjore, sqarimin e kritereve të aplikimit, verifikimin e kushteve të kandidatëve dhe përmirësimin e përgatitjeve teknike e administrative.


Shtuar më 9.11.2026 21:29

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş