Pavarësisht se është përfolur shpesh për një rinovim të mundshëm të kontratës aktuale, e cila skadon në qershor të këtij viti, Liverpool po punon për të gjetur një pasues të denjë për Virgil van Dijk.
Mediet angleze zbulojnë se objektivi kryesor i të kuqve është kroati i Brighton, Luka Vuskovic. 19-vjeçari është afirmuar shpejt si një nga mbrojtësit e rinj më premtues në futbollin anglez që nga mbërritja e tij te Brightoni.
Duke qenë se është nën kontratë deri në vitin 2031 me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër, largimi i tij nga Brighton nuk do të jetë aspak i lehtë. Sipas raportimeve të ndryshme, Brighton ka lënë të kuptohet se do të heq dorë nga Vuskovic vetëm për një shifër që nis nga 100 milionë euro.







