Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, ka ngritur akuza të forta lidhur me dosjen “Albanian Files” dhe komunikimet që, sipas tij, implikojnë kryeministrin Edi Rama në çështje që lidhen me projektet arkitekturore dhe pronat publike.

Çollaku u ndal te komunikimet e publikuara mes kryeministrit dhe arkitektëve të huaj, të cilëve, sipas gazetarit, Rama u jepte porosi për ndërhyrje në prona publike, duke theksuar se ato nuk mund të trajtohen si pronë personale e kreut të qeverisë.

“Janë publikuar komunikimet e kryeministrit me arkitektë: ‘Hajde këtu, merr këtë’. Nuk është bahçe e kryeministrit Shqipëria. Është para që qarkullon”, deklaroi Çollaku.

Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje për lidhjet e këtyre arkitektëve me biznese në Shqipëri, të cilat i cilësoi si të dyshimta, ndërsa kërkoi hetim të plotë të përgjegjësive.

“Kemi 1.2 miliardë euro pretendime abuzimi për ish-zv.kryeministre të pandehur, 30 të pandehur. Kemi gjysmën e buxhetit të dyshuar për vjedhje. Me 150 të pandehur dhe mungon akuza e grupit të strukturuar kriminal. Ajo është e tillë. Janë 5 shtete kërcasin paratë e shtetit shqiptar…SHISH policia të dy drejtuesit të lidhur me organizatë kriminale dhe këtu del se zotëria që propozon dhe emëron nuk ka dijeni. Duhet një SPAK vetëm për godinën e Kryeministrisë, ata kanë përballë edhe pushteti, politikën edhe mafien. Kanë ngarkesë të madhe”, tha ai.

Ai ngriti gjithashtu akuza për ndërhyrje të kryeministrit në procedurat e tenderëve publikë, duke pretenduar se komunikime të ndryshme përmbajnë porosi për shpërndarjen e projekteve dhe kontratave.

“Duhet një SPAK vetëm për kryeministrit. Ajo që po ndodh me SPAK më duket mirë me vjehrrën, mirë me burrin. Janë publikuar komunikimet te kryeministri me arkitektë hajde këtu merr këtë. Nuk është bahçe e kryeministrit Shqipëria. Është para që qarkullon. Nëse i delegon një bakshish x arkitekti. Ka arkitektë që janë lidhur me biznes gri në të zezë. Në janar të 2022 u theksua nga Dumani se u regjistrua procedimi penal për McGonigal. Në atë padi është Balla, Gjiknuri, Rama, Veliaj. Në 5 vite nuk është marrë për dëshmi as dhe njëri.

Firmos për një kompani fantazëm që nuk ekziston. Si nuk e thërret prokuroria? Me Ballukun ka porosi pafund, jepja këtij jepja atij. Porosi të kryeministrit që shpërndahen për tenderë publikë. Mjafton një pjesë e dukshme e komunikimeve përgjimeve, ka dhe përgjimeve të shëndetshme te SKY Encro. Nëse kujtojmë një nga deklarimet e Ramës, do dëgjoni tha se do flasin për mua në përgjimet e Encro  takoni të gjatin. Dy persona përmenden 80% në Encro Edi Rama, Taulant Balla.”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb